Aktualitet

Mbërrijnë në Rinas 22.230 vaksina Pfizer, Rama: Shqipëria mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv

Mbërrijnë në Rinas 22.230 vaksina Pfizer, Rama: Shqipëria

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale ka lajmëruar se mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, 22.230 doza të vaksinës anti-COVID të prodhuar nga kompania amerikan “Pfizer”.

Rama shkruan se vendi ynë vazhdon me këmbëngulje të renditet mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv.

Statusi i kryeministrit Rama:

Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave PFIZER, që do lëvrohen deri në 20 prill

Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara që t'i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv.

Tiranapost.al