Aktualitet

Mbërrijnë të tjera vaksina Pfizer në Rinas

Mbërrijnë të tjera vaksina Pfizer në Rinas

31,590 doza vaksine nga Pfizer kanë mbërritur këtë mbrëmje në Shqipëri. Dërgesa mbërriti në Aeroportin Nënë Tereza. Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë kanë postuar foto të kutive të përshtatura me vaksinat brenda, ndërsa tregojnë se me dërgesën e fundit Shqipëria regjistron mbi 2 milion vaksina AntiCovid të ardhura deri tani. Rama dhe Manastirliu përsërisin apelin për t'u vaksinuar kundër koronavirusit dhe varianteve të rrezikshme si Delta në qarkullim.

Postimi i plotë:

Me 31,590 doza vaksine Pfizer që mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, arrijmë në total në mbi 2 milion vaksina AntiCovid të ardhura deri tani në vendin tonë
Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni
#VaksinatShpëtojnëJetë.

Mbërrijnë të tjera vaksina Pfizer në Rinas

Mbërrijnë të tjera vaksina Pfizer në Rinas

Mbërrijnë të tjera vaksina Pfizer në Rinas

Në shifrat e publikuar një ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë njoftoi se ka arritur 700 mijë numri i të vaksinuarve me dy dozat. Ndërsa shtatori është muaji i hapur i vaksinimeve, për moshat mbi 18 vjeç.

Mbërrijnë të tjera vaksina Pfizer në Rinas

*Tiranapost.al.