Aktualitet

Mbërrin në Kryeministri Presidentja e KE, Ursula von der Leyen

Mbërrin në Kryeministri Presidentja e KE, Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Kryeministri, duke nisur kështu turin e saj të vizitave në Ballkanin Perëndimor.

Pritet që pas takimit me Ramën të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp. Ndërkaq gjatë ditës së nesërme do të takojë edhe presidentin e vendit.

Presidetja e KE-së do të marrë gjithashtu pjesë sot në përurimin e Kolegjit Europian.

Së fundi, BE-ja ka miratuar Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor me një ndihmë prej 6 miliardë eurosh për shtetet e rajonit.

Pas Shqipërisë, më 24 tetor Von der Leyen do të shkojë në Maqedoninë e Veriut.