Aktualitet

Mbërrin në Rinas kancelarja Angela Merkel

Mbërrin në Rinas kancelarja Angela Merkel

Ka mbërritur pak momente më parë në Rinas Angela Merkel.

Mësohet se Merkel u prit nga ministrja e Punëve të Jasthme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

Kancelarja gjermane do të takohet në Tiranë me lideret e Ballkanit Perëndimor për procesin e Berlinit, i cili synon përshpejtimin e përbashkët të integrimit europian të 6 vendeve.

Në orën 10:20 kancelarja do të takohet fillimisht me kryeministrin Edi Rama. Pritja e kancelares do të nisë në Pallatin e Brigadave dhe do të përmbyllet me një konferenca të përbashkët mes Ramës dhe Merkel.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Merkel viziton Tiranën, hëra e parë ka qënë në 2015.

Tiranapost.al