Mbërrin në Tiranë presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier

E Enjte 1 Dhjetor 2022, 10:29
TiranaPost
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Ai është pritur me ceremoni nga Presidenti Bajram Begaj.
Kjo është vizita e parë e një presidenti gjerman pas 27 vitesh.
Vizita e tij vjen si pjesë e një turi 4-ditor që Steinmaier e zhvillon në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, dy vende që këtë vit nisën bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Tiranapost.al