Aktualitet

Mbetet i lartë numri i të infektuarve me koronavirus: Tirana me 68 raste

Mbetet i lartë numri i të infektuarve me koronavirus: Tirana me 68

152 raste të reja me të infektuar janë zbuluar në 24 orët e fundit nga 810 testime, ndërsa janë shënuar 2 viktima.  Ministria e Shëndetësisë bën me dije shpërndarjen gjeografike të rasteve: 

68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër.

Viktimat janë nga Tirana: Një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Ndërsa 53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6668 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (15 Shtator 2020)
Testime totale 75576
Raste pozitive 11672
Raste të shëruara  6668
Raste Aktive 4664
Humbje jete 340 (Qarku Tiranë 163, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë2366
Durrës    520
Shkodër   362
Lezhë267
Elbasan  248
Korçë 209
Fier   192
Vlorë 170
Kukës 140
Berat    92
Dibër    51
Gjirokastër 47