Aktualitet

Mbetet në burg gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha

Mbetet në burg gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar për herë të tetë kërkesën për masë më të butë sigurie për Enkelejda Hoxhën, ish-gjyqtaren e Krujës nën akuzë për korrupsion.

Hoxha kërkon masë më të lehtë sigurie për shkak të gjendjes shëndetësore të djalit të saj dhe vajzës së mitur.

Sipas akt ekspertizës, edhe vajza e saj e mitur ka shfaqur probleme të shëndetit mendor pas arrestimit të nënës. Gjykata ka refuzuar sërish duke lënë në fuqi masën “arrest me burg”.