Aktualitet

Mbi 100 numri i të infektuarve në ditë me koronavirus. Si është situata në spitale

Mbi 100 numri i të infektuarve në ditë me koronavirus. Si

167 është numri i të infektuarve me koronavirus të konfirmuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Rastet janë zbuluar në:

88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se betejën me Covid e kanë humbur katër qytetarë: Një 59 vjeçar dhe 78 vjeçar nga Tirana, 71 vjeçare nga Shkodra dhe një 76 vjeçar nga Lezha.

Në dy spitalet janë të shtruar 179 pacientë, 18 në terapi intensive, prej tyre janë 8 të intubuar.

COVID-19 – Statistika (14 Shtator 2020)
Testime totale 74766
Raste pozitive 11520
Raste të shëruara 6615
Raste Aktive 4567
Humbje jete 338 (Qarku Tiranë 161, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2317
Durrës 516
Shkodër 357
Lezhë 268
Elbasan 232
Korçë 209
Fier 185
Vlorë 163
Kukës 140
Berat 84
Dibër 49
Gjirokastër 47