Aktualitet

Mbi 100 të infektuar me Covid gjatë 24 orëve të fundit! U shënuan 4 viktima

Mbi 100 të infektuar me Covid gjatë 24 orëve të fundit! U

Rritet numri i personave të infektuar me Covid në vend, ku gjatë 24 orëve të fundit nga 590 testet e realizuar ditën e fundit janë konfirmuar 120 raste të reja të prekur nga virusi.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 4 persona kanë humbur jetën, të cilët kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese.

Mbi 100 të infektuar me Covid gjatë 24 orëve të fundit! U

“Kanë humbur jetën një 58 vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71 vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67 vjeçar nga Fieri në dy spitalet COVID në vend, ai të Infektivi dhe Sanatoriumi”, njofton Ministria.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja ditën e sotme është si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas.