Aktualitet

Mbi 130 mjekë të spitaleve Covid bënë vaksinën, Rakacolli: Nuk ka efekte anësore deri tani

Mbi 130 mjekë të spitaleve Covid bënë vaksinën,

Kryetarja e Komitetit teknik për Covid-19, Mira Rakacolli tha se në 2 ditë që pas mbërritjes së vaksinës, janë vaksinuar mbi 130 infermierë dhe mjekë nga spitalet anti-Covid. Ajo tha se është krijuar edhe një komitet që do të vlerësojë efektet anësore të vaksinës nëse mund të ketë. Por zv.ministrja pohon se deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të tillë.

Mira Rakacolli:

'Mjekët që janë në vijën e parë janë prioritet për vaksinën. Në dy ditë janë vaksinuar 130 mjekë dhe infermierë që punojnë në spitalet COVID-19. Të gjithë janë mirë, është krijuar edhe një Komitet për të vlerësuar efektet anësore të vaksine, deri tani nuk ka ndodhur. Ky komitet do të vlerësojë nëse efektet anësore do të jenë të lidhura me vaksinën apo jo. Për reaksionet në momentin e parë që bëhet vaksina është një vend post vaksinimi, janë edhe mjekët e urgjencës kombëtare për të parë këto raste, por që nuk ka ndodhur në dy ditët e para të vaksinimit. Sot janë vaksinuar 78 persona'.

Në rrjetet sociale, në Shqipëri dhe në vende të tjera të botës janë përhapur teori konspiracioni se  vaksina dëmton dhe se ka edhe çip brenda. Kryeministri Rama bëri dje vaksinën për të cilën tha se e mori këtë vendim për tu vaksinuar ndër të parët vetëm për të treguar se është e sigurt dhe se 'Ilirët nuk do kthehen në Vikingë' nëse e bëjnë.

*Tiranapost.al.