Aktualitet

Mbi 1500 të infektuar aktivë në Tiranë, si është situata në qytetet e tjera

Mbi 1500 të infektuar aktivë në Tiranë, si është

Situata me koronavirusin në vendin tonë vijon të jetë problematike. Pavarësisht numrit të të shëruarve, numri i të infektuarve të rinj dhe i viktimave është në rritje. Sot u konfirmuan plot 136 raste të reja dhe 6 viktima, ku numrin më të madh e mban kryeqyteti Tiranë. Aktualisht në Tiranë, sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetit janë 1589. Në total Shqipëria ka 2870 ndërsa të shëruar nga shpërthimi i pandemisë deri tani janë 3342.

Po në qytetet e tjera si është situata? Më poshtë keni listën me rastet aktive:

-Tiranë 1589
-Durrës 361
-Shkodër 249
-Fier 116
-Vlorë 110
-Kukës 94
-Lezhë 92
-Korçë 82
-Elbasan 66
-Berat 45
-Dibër 35
-Gjirokastër 31

Betejën me koronavirusin e kanë humbur  199. Tirana ka bilancin më të rëndë.

Qarku Tiranë 97, Shkodër 33, Durrës 29, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1.

Testime totale 45942
Raste pozitive 6411
Raste të shëruara 3342
Raste Aktive 2870