Aktualitet

Mbi 18 mijë raste aktive me koronavirus në Shqipëri, qarku i Dibrës me më pak të infektuar

Mbi 18 mijë raste aktive me koronavirus në Shqipëri, qarku i

557 raste të reja me koronavirus dhe 12 humbje jete u shënuan në 24 orët e fundit në vendin tonë. Në krahasim më një ditë më parë vihet re ulje të infektuarve ndërsa numri i viktimave sot rritet me një, në krahasim me 11 të regjistruara një ditë më parë. Megjithatë situata mbetet problematike. Ndërkohë që Europa do të njoftojë planin për festat e fundvitit ku gjasat janë të mos ketë festime dhe as dalje pas mesnatës, në Shqipëri Komiteti Teknik i Ekspertëve ende nuk ka bërë planin e masave të reja, nëse do të ketë për festat. Por shqetësimi është rritur për shkak të numrit të të infektuarve.

Tirana mbetet kryeqyteti me më shumë raste ditore dhe raste aktive me koronavirus. Ndërsa Dibra rezulton qarku me më pak. Në tabelën e publikuar nga ministria e Shëndetësisë, Tirana regjistron 9576 raste aktive, ndërsa Dibra me 206 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9576

Durrës 1360

Elbasan 841

Fier 1367

Korçë 997

Vlorë 974

Shkodër 904

Lezhë 734

Berat 604

Kukës 406

Dibër 205

Gjirokastër 555

Situata e përmbledhur deri më tani me pandeminë në vendin tonë:

Testime totale               190.444

Raste pozitive                38.182

Raste të shëruara         18.849

Raste Aktive                   18.523

Humbje jete                    810

*Tiranapost.al E.B