Aktualitet

Mbi 29 mijë thirrje për Covid janë bërë drejt Urgjencës gjatë Nëntorit

Mbi 29 mijë thirrje për Covid janë bërë drejt

Vetëm për muajin Nëntor ka pasur 29655 thirrje për Covid drejt Shërbimit të Urgjencës, nga qytetarë që kanë dyshuar për Covid, ose që kanë përjetuar simptoma të virusit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se prej 9 muajsh, Urgjenca Kombëtarë është në gatishmëri të plotë 24 orë në 7 ditë të javës. Ministrja përmes postimit në Facebook u bën thirrje qytetarëve që të telefonojnë 127-ën për çdo urgjencë mjekësore.

Mbi 29 mijë thirrje për Covid janë bërë drejt

Sa i përket situatës me virusin, sot u konfirmuan 832 raste, ndërsa betejën me Covid e humbën 12 pacientë.

COVID-19 – Statistika (01 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 832
Të shëruar ne 24 orë 535
Të shtruar në spitale 506
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 2.176

Testime totale 192.620
Raste pozitive 39.014
Raste të shëruara 19.384
Raste Aktive 18.808
Humbje jete 822

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9827
Durrës 1360
Elbasan 831
Fier 1455
Korçë 999
Vlorë 959
Shkodër 892
Lezhë 725
Berat 606
Kukës 409
Dibër 211
Gjirokastër 534

*Tiranapost.al.