Aktualitet

Mbi 650 kandidatë për hetues në FBI-në Shqiptare: Cili do jetë roli i tyre dhe mesazhi nga drejtuesja Hajnaj

Mbi 650 kandidatë për hetues në FBI-në Shqiptare: Cili do

Aplikimet për në Byronë Kombëtare të Hetimit u mbyllën pas mesnatës. Në faqen zyrtare bëhet me dije se në total kanë aplikuar mbi 650 kandidatë, emrat e të cilëve nuk janë publikuar, pasi pritet të saktësohet. Drejtuesja e të ashtuquajturës FBI-ja Shqiptare, Aida Hajnaj jep garancinë se procesi i përzgjedhjes do të jetë transparent i drejtë dhe i barabartë: duke identifikuar kandidatët/et më të mire.

Por cili do jetë roli i hetuesve të BKH-së?

Nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm, do të hetojnë veprat penale, në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar.

Kush do e bëjë përzgjedhjen e kandidatëve?

Do të jetë Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve.

Mesazhi i plotë nga drejtuesja Aida Hajnaj: 

Falenderoj të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për pozicionet “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit. Afati i fundit për aplikim ka qënë data 29.09.2020, i cili ka përfunduar në orën 24.00 të kësaj date.

Numri i kandidatëve të interesuar, që iu përgjigjën thirrjes për të aplikuar për këtë pozicion pune,në zbatim të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” është mbi 650, sa më shpejt që të jetë e mundur do bëjmë saktësimet dhe do të njoftojmë numrin e saktë të kandidatëve që kanë aplikuar.

Falenderoj edhe njëherë të gjithë kandidatët që kanë aplikuar dhe ju garantoj që procesi i përzgjedhjes do të jetë një proces i drejtë, objektiv, transparent, dhe i barabartë, duke identifikuar kandidatët/et më të mirë, të cilët do të punojë ngushtësisht dhe nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe do të garantojë një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

Procesi i përzgjedhjes do të asistohet dhe monitorohet nga afër nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve që garanton transparencë dhe objektivitet maksimal në këtë proces.

Linku nga faqja zyrtare: https://bkh.al/2020/09/30/mesazh-nga-drejtuesi-i-byrose-kombetare-te-hetimit-3/

Mbi 650 kandidatë për hetues në FBI-në Shqiptare: Cili do