Aktualitet

Mbi 6700 raste aktive në vend: Tirana me më shumë të infektuar, dy qarqe kanë më pak

Mbi 6700 raste aktive në vend: Tirana me më shumë të

Numri i të infektuarve në vend është në rritje dita-ditës. Numri i testimeve është rritur me mbi 1000 në dy javët e fundit, por duket se hapja tërësisht e aktiviteteve ka ndikuar në rritjen e rasteve. Në 24 orët e fundit u konfirmuan 295 raste të reja, ku Tirana kryeson me 74 të infektuar.

Shpërndarja gjeorgrafike ku u zbuluan rastet sot:  

74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër,

22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë,

 11 raste në Fier dhe Pogradec,

10 raste në Krujë dhe Berat,

9 raste në Elbasan dhe Lezhë,

7 raste në Gjirokastër,

6 raste në Kurbin,

5 raste në Divjakë,

4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar,

3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë,

2 raste në Has dhe Shijak,

1 rast në Fushë- Arrëz, Devollë, Kavajë, Mirditë,Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec, Klos.

Por si është situata me të infektuarit aktivë në vend?

Është në këtë listë, Tirana, kryeqyteti shqiptar me më shumë banorë dhe biznese kryeson. Aktualisht, Tirana ka 3307 raste me të infektuar aktivë. Qarku i Gjirokastrës dhe Dibrës me më pak raste aktive, përkatësisht, me 83 dhe 86 raste aktive.

Shihni shpërndarjen gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  3307

Durrës                   693

Shkodër                477

Fier                          419

Korçë                    404

Lezhë                      350

Elbasan                  293

Vlorë               243

Berat               202

Kukës                      172

Dibër               86

Gjirokastër           83

COVID-19 – Statistika (19 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 295
Të shëruar ne 24 orë 96
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1413

Testime totale 108.782
Raste pozitive 17350
Raste të shëruara 10167
Raste Aktive 6729
Humbje jete 454