Aktualitet

‘Kam patur vetëm një pacient që doli 2 herë pozitiv me Covid’. Mjeku Andi Koraqi sqaron rastin dhe ka një përgjigje për ata që frikësohen nga riinfektimi

‘Kam patur vetëm një pacient që doli 2 herë pozitiv me

Mjeku Andi Koraqi, shef i Laboratorit të Mikrobiologjisë, thotë se deri tani sipas të dhënave zyrtare të marra niveli i infektimit është deri në 20-25%, pa përfshirë rastet me Covid që janë kaluar pa bërë tamponin. Ndërkohë lidhur me riinfektimin, ai është shprehur se qytetarët nuk duhet të shqetësohen, pasi deri më tani janë vërtetuar vetëm tre raste në të gjithë botën.

"Një opinion i përgjithshëm shkencor është se Sars-covid-2 lë një imunitet jo të përhershëm, tani po flitet për një imunitet 8 muaj deri në 1 vit. Është e paqartë se sa zgjat imuniteti. Por që të thuash që një person është riinfektuar duhet që ta vërtetosh. Deri tani janë vetëm tre raste të vërtetuara në botë", tha ai.

‘Kam patur vetëm një pacient që doli 2 herë pozitiv me

Ilva Tare: Unë kam dëgjuar mbi tre miqtë e mi që thonë se janë riinfektuar?

Mjeku Andi Koraqi: Kam pasur një pacient që ka dalë pozitiv dhe doli sërish pozitiv herën e dytë. Kjo pasi herën e parë nuk kishte krijuar antitrupa. Unë nuk do të thosha se është riinfektim. Hera e parë ka qenë e pasaktë, hera e dytë e saktë. Por pa e vërtetuar nuk mund të thuhet asgjë.

*Deklarata u bë në emisionin ‘Ilva Now’.