Aktualitet

Mbrojtja e hebrenjve, Pompeo: Përhapja e Anti-Semitizmit shqetësuese, duhet të flasin në emër të tolerancës

Mbrojtja e hebrenjve, Pompeo: Përhapja e Anti-Semitizmit shqetësuese,

Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, gjatë fjalës së tij në Forumin Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit cilësoi Shqipërinë si mik i madh i SHBA dhe vlerësoi popullin shqiptar për mbrojtjen e hebrenjve.

 “Shqipëria është një mik i madh i SHBA. Shqipëria ofroi ndihmë për hebrenjtë dhe ishin streha për hebrenjtë duke i mbrojtur edhe me dokumente false për t’i shpëtuar. Në fund të luftës ka pasur më shumë hebrenj në Shqipëri se përpara dhe është nder për Shqipërinë dhe për trashëgiminë dhe tolerancën e saj. Përhapja e Anti-Seminitizmit është shqetësuese dhe në vendet me shumicë myslimane duhet të flasin në emër të tolerancës dhe besimit”, tha Pompeo.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se Shqipëria u kthye në shtëpinë e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe se shqiptarët kanë mbrojtur me jetën e tyre hebrenjtë që erdhën në Shqipëri.