Aktualitet

Mbyllen hetimet për tërmetin e 26 nëntorit, dosja kalon në Gjykatën e Durrësit. Kjo është lista me të pandehurit

Mbyllen hetimet për tërmetin e 26 nëntorit, dosja kalon në

Pas rreth gati 1 vit nga tërmeti i 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosën shumë të tjerë, prokuroria ka mbyllur hetimet. Mësohet se dosja i ka kaluar për gjykim Gjykatës së Durrësit, ndërsa janë marrë 16 persona për gjykim. Prokuroria e Durrësit vendosi gjithashtu pushimin e ndjekjes penale për veprën “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin Defrim Celami si dhe pushimin e ndjekjes penale për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për shtetsain Ahmet Doda.

Më poshtë keni njoftimin e Prokurorisë dhe emrat e të pandehurve: 

Në përfundim të hetimit të procedimit penal nr. 2466, të filluar në datën 29.11.2019, në ngarkim të:
Ka rezultuar se:
Me datë 29.11.2019, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka regjistruar kryesisht procedimin penal Nr.2466, viti 2019, pasi me datë 26.11.2019, në orën 03:54, në Durrës ka rënë një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës righter, i cili ka zgjatur rreth 30 sekonda.
Si pasojë e këtij tërmeti u dëmtuan një numër i konsiderueshem banesash dhe objektesh të tjera, si dhe kanë gjetur vdekjen 23 persona në territorin ne te cilin ushtrone veprimtarine Prokuroria prane Gjykates se shkalles se pare Durrës.
Hetimet kanë filluar pasi dyshohej se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në vdekjen e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve, si dhe për shkak të ndërtimeve të kryera pa lejen e organeve kompetente. Po kështu ka dyshime se këto pasoja kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes apo moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues, mbikëqyrës dhe kolaudatorë të këtyre ndërtimeve, si dhe nga moskryerja e detyrës nga nëpunësit shtetërorë dhe publik të ngarkuar me kontrollin e mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

Objektet në të cilat u shkaktuan pasoja në jetën e njerëzve ishin objektet si më poshtë vijon:

– Objekti banesë private katër katëshe e familjes “LALA”, lagjia nr.17, rruga “Mihal Rama”, Durrës, nga shembja e të cilit kanë humbur jetën shtetasit Marjeta Lala, Amelja Lala, Emilio Lala, Enis Lala, Dionisa Lala, Sehadete Lala, Ilir Lala dhe Grisilda Lala.
– Objekti i banimit 6-katësh, pallati nr.1650, (Pallati i Konomëve), afër ish-“Kryqit të Kuq”, lagjia nr.18, Durrës, nga shembja e të cilit kanë humbur jetën shtetasit Eduart Reçi, Dolora Reçi, Kristi Reçi, Klaus Reçi, Rozeta Meçaj, Diena Karanxhaj dhe Esiela Karanxhaj.
– Objekti “Hotel Tropikal”, lagjia nr.13, Durrës, nga shembja e të cilit kanë humbur jetën dy shtetas kosovarë (dy vëllezërit Shemsedin Abazi dhe Isah Abazi).
– Objekti “Hotel Mira Mare”, lagjia nr.13, Durrës, nga shembja e të cilit kanë humbur jetën shtetasit Sotiraq Misha dhe Evjola Broshka.
– Objekti i banimit 6-katësh, pallati nr.1032, i ndodhur në rrugën “Shoqëria Bashkimi”, lagjia nr.6, Durrës, nga shembja e të cilit kanë humbur jetën shtetaset Nafije Rexhepi dhe Zhulieta Gjana.
– Objekti pesë katësh “Hoteli Nr.4”, “Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Brendshme”, lagjia nr.13, plepa, Durrës, nga shembja e të cilit ka humbur jetën shtetasi Bajram Hajdarmetaj, me detyrë pedagog në Akademinë e Rendit, i cili ishte akomoduar atë natë në këtë objekt.

Me konkretishte nga ana e organit te akuzes u dërguan për gjykim në funksion të çështjes penale nr. 2466, viti 2019, të pandehurit si vijon:

Ramiz Shehu, të akuzuar sipas nenit 85 tetë herë të Kodit Penal,
Nevjana Isufi, të akuzuar sipas nenit 186/1 të Kodit Penal,
Abdulla Osmani, të akuzuar sipas nenit 85 dy herë të Kodit Penal,
Ruzhdi Xheka, të akuzuar sipas nenit 85 dy herë të Kodit Penal,
Arben Isaku, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
Aldo Dakoveli, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
Artur Terziu, të akuzuar sipas nenit 186/1 dhe 199/a/3 të Kodit Penal,
Artur Çela, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
Klajdi Lame, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
Flamur Gjuzi, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
Albrend Qetka, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
Skerdi Bello, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
Artenis Malko, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
Kujtim Hasa, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

Si dhe do kërkohet:

– Pushimi i ndjekjes penale për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Defrim Celami.
– Pushimin e ndjekjes penale për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Ahmet Doda.