Aktualitet

Mbyllet çerdhja në Tiranë: Dy edukatore të infektuara

Mbyllet çerdhja në Tiranë: Dy edukatore të infektuara

Është mbyllur Çerdhja numër 42 në Tiranë, pasi dy edukatore janë infektuar me koronavirus. Pas analizave që kanë kryer kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Mësohet se prindërit janë njoftuar lidhur me situatën, ku çerdhja do qëndrojë e mbyllur për dy javë, siç e parashikon protokolli. Ambientet e çerdhes 42 që ndodhet pranë zonës së njohur si  “Oxhaku” janë dezinfektuar.

Situatë të ngjashme ka pasur edhe më herët në çerdhe dhe kopshte. Gjatë muajit qershor, u mbyll çerdhja numër 11 në Laprakë. Në zonën e ish Bllokut u mbyll çerdhja numër 16. 

Ndërsa pak ditë më parë u mbyll kopshti numë 27 në Allias.