Aktualitet

Mbyllet fasoneria në Gjirokastër, infektohen disa punonjëse

Mbyllet fasoneria në Gjirokastër, infektohen disa punonjëse

Një fasoneri në qytetin e Gjirokastrës është mbyllur, pasi disa punonjëse kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Vendimi mësohet të jetë marrë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor pasi katër nga punonjëset e fasonerisë bënë analizat dhe dolën me Covid.

Numri i personave aktivë me Covid në këtë qytet ka shkuar në 47.

COVID-19 – Statistika (15 Shtator 2020)
Testime totale 75576
Raste pozitive 11672
Raste të shëruara 6668
Raste Aktive 4664
Humbje jete 340 (Qarku Tiranë 163, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2366
Durrës 520
Shkodër 362
Lezhë 267
Elbasan 248
Korçë 209
Fier 192
Vlorë 170
Kukës 140
Berat 92
Dibër 51
Gjirokastër 47