Aktualitet

Mbyllet minibashkia 2 në Tiranë: Një punonjës i infektuar

Mbyllet minibashkia 2 në Tiranë: Një punonjës i infektuar

Minibashkia numër 2 në Tiranë është mbyllur për shkak se është konfirmuar një rast pozitiv me koronavirus.Punonjësit janë larguar në shtëpi që prej mëngjesit të djeshëm, bën me dije Report Tv që tregon se ambientet e minibashkisë janë dezinfektuar, ndërsa punonjësit do të qëndrojnë në shtëpi deri të hënën.

Mësohet se punonjësve të tjerë u janë marrë tamponët dhe pritet që nesër të dalin analizat. Ata që do të rezultojnë pozitivë nuk do të mund të kthehen në punë dhe do qëndrojnë të izoluar për 14 ditë.

Minibashkia nr dy ndodhet pranë tregut elektrik.