Aktualitet

Mbyllet në mesnatë aplikimi për në Akademinë e FA: Çfarë ofrohet për studentët?

Mbyllet në mesnatë aplikimi për në Akademinë e FA:

Mbyllet sot në mesnatë afati i fundit i raundit të dytë për aplikimet për në Akademinë e Forcave të Armatosura. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka postuar një status në Facebook ku tregon se për studentët që vijojnë shkencat ushtarake në AFA do të kenë një pagesë mujore, akomodim, tarifë studimi 0 dhe punësim të sigurt.

Në fazën e parë aplikuan 675 maturantë për të ndjekur studimet bachelor, nga të cilët u përzgjodhën 60 studentët e parë të shkollës ushtarake.

Linku nga faqja zyrtare për aplikime: https://www.mod.gov.al/index.php/motorri-kerkimit?searchword=Akademia&searchphrase=all