Aktualitet

Mbyllet procesi i votimit në Kukës, në votim morën pjesë mbi 45% e votuesve

Mbyllet procesi i votimit në Kukës, në votim morën

Qytetarët e Kukësit votuan këtë të diel, në zgjedhjet e parakohshme vendore, për kryetarin e ri të bashkisë.

Procesi i votimit u mbyll në orë 19:00, ndërsa sipas KQZ-së në zgjedhje morën pjesë 45,63 %. Më pak qytetarë ushtruan të drejtën e votës, krahasuar me zgjedhjet e 14 majit, ku fitoi socialisti Safet Gjici, mandati i të cilit zgjati pak për shkak të skandalit seksual, ku ai u përfshi.

Në zgjedhjet e 14 majit morën pjesë 52.79% e qytetarëve.