Aktualitet

Mbyllet projekti i Parkut Fotovoltatik i Karavastasë me kompaninë franceze

Mbyllet projekti i Parkut Fotovoltatik i Karavastasë me kompaninë

Përmes një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë franceze Voltalia, sot finalizohet projekti i Parkut Fotovoltatik i Karavastasë. Parku i prodhimit të energjisë elektrike duke shfrytëzuar energjinë e diellit në Karavasta do të ndërtohet nga kompania franceze Voltalia. 

Në konferencë për shtyp, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se ky investim do të sjellë për ekonominë shqiptare mbi 100 milionë euro.  Ajo tha se procesi që solli deri në finalizimin e saj është model që ekspertët e Harvardit do e marrin për objekt studimi. Gjiashtu shtoi se ky process do të ndiqet në ankandet e tjera ndërkombëtare, ndërsa për Shqipërinë do shërbejë si kartë biznesi në Francë.

 

‘Mbi 100 milionë euro do injektohen në ekonominë tonë. Por jemi në vitin 2020. Voltalia ka gjetur atraktiv tregon shqiptar, në vitin më të vështirë për botën. Kemi ngritur një process model që do të ndiqet dhe në ankandet e tjera ndërkombëtare. Kemi ecur krah për krah me BERZH. Kemi pasur përkrahjen e tyre’, tha mes të tjerash Balluku.

Ndërsa kryeministri Rama tha se ky bashkëpunim përveçse do ndihmojë vendin për të diversifikuar energjinë duke përdorur diellin, por edhe që të hidhet më shumë dritë dhe Shqipërinë në Francë, ku njihet shumë pak dhe jo saktë.

Rama: 'Ky është shumë lajm i bukur për ekonominë dhe për imazhin e vendit tonë pasi më firmosjen e marrëveshjes sot, në Shqipëri do fllojë nga puna një emër i madh dhe Voltalia do na ndihmojnë jo vetëm të diversifikojmë energjinë në vend duke përdorur diellin por edhe që të hedhim më shumë dritë mbi Shqipërinë në Francë, ku Shqipëria ende njihet pak dhe në përgjithësi nuk njihet saktë nga njerëzit që ja kanë dëgjuar emrin përgjithësisht jo për arsyet e duhura, apo më saktë jo për arsyet që do donim'.

Mbyllet projekti i Parkut Fotovoltatik i Karavastasë me kompaninë