Aktualitet

Mbyllet qendra sociale ku u dhunua e moshuara në Pejë

Mbyllet qendra sociale ku u dhunua e moshuara në Pejë

Qendrës sociale “Orenda” në Pejë i është hequr licenca, pas publikimit të videos ku një infermiere e këtij institucioni dhunon një të moshuar dhe disa të tjera e filmonin.

Sipas vendimit, qendra sociale është e detyruar që brenda një afati 24 orësh t’i njoftojë familjarët e rezidentëve lidhur me vendimin, kurse deri më datë 7 nëntor duhet të dorëzojë licencën dhe të mbyllë aktivitetin e ofrimit të shërbimeve sociale.