Reshjet e borës kanë bllokuar dhe për pasojë është mbyllur Rruga e Arbrit. Lajmin e jep Autoriteti Rrugor Shqiptar që sqaron se ky aks do të jetë i mbyllur deri në një njoftim të dytë.
“Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës gjatë gjithë natës dhe në vazhdim + temperaturave shumë të ulëta, kalimi ne Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshëm.
Për këtë arsye RRUGA E ARBRIT DO TË JETE E MBYLLUR deri në një komunikim të dyte! Ju faleminderit”, njofton ARRSH.