Aktualitet

Mbyllet shkolla 9-vjeçare në Korçë: 7 mësues me koronavirus

Mbyllet shkolla 9-vjeçare në Korçë: 7 mësues me

Shkolla 9-vjeçare Sotir Gura në Korçë do të jetë e mbyllur deri në një vendim të dytë për shkakse ditën e sotme 7 mësues janë konfirmuar me koronavirus. Kërkesa për mbylljen dhe për dezinfektimin ka ardhur nga Instituti i Shëndetit Publik në Korçë. Mediat shkruajnë se dezinfektimi do të kryhet nesër, ndrërsa pritet që mësuesit e infektuar të zëvendësohen kur shkolla të rihapet. ISHP ka marrë tamponët e gjithë mësuesve të tjerë.

Dje shkolla në fshatin Blerimaj në Kavajë ishte e para që u mbyll dje, dhe mësimi do të vazhdojë online pasi 12 mësuesit e saj janë izoluar, një pjesë si raste pozitive dhe të tjerë të dyshuar.

Ndërsa mbyllja e pjesshme e klasave për shkak të virusit, është bërë e zakonshme veçanërisht në Tiranë.

Ndërkohë sot e ftuar në Komisionin e Edukimit në seancën e parë dëgjimore si ministre e arsimit, Evis Kushi, tha se është gati skenari për mësimin në distancë.