Aktualitet

Mbyllet takimi në kryeministri me mjekët, Manastirliu: Nisim tryezat nga java që vjen

Mbyllet takimi në kryeministri me mjekët, Manastirliu: Nisim tryezat

Ka përfunduar pas një ore takimi mes disa përfaqësuesve të sindikatës së mjekëve dhe infermierëve dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në ambientet e kryeministrisë. Kreu i Sindikatës tha se nga java tjetër do të nisin bisedime në tryezë për kërkesat e tyre, që e konfirmoi dhe ministrja Manastirliu.

Gent Stroni, kreu i Sindikatës: Krijuam në kalendar për kërkesat që shtruam, nga e mërkura do kemi grupet tona të punës që janë grupe nga sindikata dhe pjesa qeveritare duke përfshirë ministren dhe pjesë të kryeminstrisë për të arritur në atë përfundim që do donim. Pra do jetë pjesë e një tavoline tjetër me grupe më të vogla për të ndarë detajet.

Do plotësohen kërkesat?

Manastirliu tha: Ne kemi diskutuar konkretisht për pikat që përfaqësuesit e sindikatës përcollën, është e sigurt që kemi një rrugë të gjatë përpara për të adresuar në mënyrë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë gjithë kërkesat, Vendosëm që tryezat e puëns të fillojnë nga java që vjen. Ura e komunikimit me mjekët është e konsoliduar prej gjithë këtyre viteve. Jemi të bindur dhe do punojmë më të mirën. Forca jonë më e madhe janë mjekët janë aseti më i  çmuar, do marrim mendim dhe ata do vendosin për të ardhmen e tyre dhe pikat që kërkojnë, katër pikat do të diskutohen. Kërkojnë ekspertizë jo vetëm të brendshme por edhe ndërkombëtare, duke parë dhe eksperiencat e tyre që të bëjmë më të mirën.  

Ne jemi këtu dhe po adresojmë pkërisht kërkesat e mjekëve. Fakti që jemi bashkë në çdo moment, tregon vullnetin për të bërë më të mirën për të gjithë.

Ka një pikë urgjente?

Gent Stroni, kreu i Sindikatës: Janë të katërta por duhet të punojmë që ti plotësojmë ato.

Katër kërkesat janë: 

1. Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

2. Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

3. Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

4. Personelit shëndetësor të çdo niveli t'i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në takim ishin 4 përfaqësues nga sindikata, ministrja e Shëndetësisë, drejtori i QSUT dhe përfaqësues së Bashkëqeverisjes.