Aktualitet

Mbyllje fundjave apo disa javore? Skënder Brataj tregon skenarët nëse rëndohet situata

Mbyllje fundjave apo disa javore? Skënder Brataj tregon skenarët

Rrezikojmë një mbyllje disa javore nëse numri i të infektuarve vijon i lartë. Ekspertët e Komitetit Teknik kërkojnë ndihmën e qytetarëve të zbatojnë rregullat për të mos ezauruar skenarët me një shpejtësi kaq të madhe. Megjithatë, Skënder Brataj edhe pse nuk e parjashton si mundësi këtë skenar, thotë se aktualisht nuk po merret në konsideratë: Situata po vlerësohet në çdo moment.

Skënder Brataj: 

Këto numra që shohim sot pas tre javësh do na kthehen në pacientë me % të lartë. Prandaj përgatitja e skenarëve dy tre javë më parë, ose një muaj është shumë e rëndësishme të mos na gjej të papërgatitur. Por kemi nevojë për ndihmën e qytetarëve. Patjetër çdo burim dhe skenar do vihet në dispozcion por nuk duhet ti ezaurojmë me një shpejtësi kaq të madhe.

Pra duhet pritur efekti i masave për të vendosur për masat e tjera, kemi masa të lehta dhe të mesme, kalohet me ato më kufizuese ose me kufizim oraresh ose ndoshta mbyllje fundjave ose një mbyllje disa javësh siç po e bën gjithë bota, që për momentin nuk e kemi marrë në konsideratë. Masa më e mirë është mbyllja, por duke qenë se dalin probleme të tjera duhet mbajtur një ekuilibër për të gjitha këto probleme.

*Brataj në intervistë për Top Channel, transkriptuar nga Tiranapost.al