Aktualitet

Mbyllje totale? Koraqi: Nuk diskutohet, por klubet i shoh plot pa masa

Mbyllje totale? Koraqi: Nuk diskutohet, por klubet i shoh plot pa masa

Numri i të shtruarve tek Infektivi ka shkuar në 93, ndërkohë që kapaciteti maksimal është 120 shtretër. Ministria e Shëndetit ka garantuar se do jenë spitale të tjera Covid për të shtruar pacientë nëse do rritet më tej numri dhe se ato janë gati për çdo skenar.
Por a përfshihet mbyllja totale në skenarin e Komitetit Teknik të Ekspertëve? Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Andi Koraqi ka thënë se kjo as nuk diskutohet. Por ndoshta mund të ketë mbyllje të vogla.

Për Report TV ai tha:

"Skenarët ekzistojnë, varet nga indikatorët e ndryshëm si për shembull numri i të sëmurëve në ditë, pozitiviteti në total. Hapja në të gjithë botën ka sjellë rritjen e të infektuarve. Ai do të jetë i pranishëm gjatë gjithë kohës, por ne si do të reagojmë a do të ketë një medikament? Deri tani janë 5 koronaviruse bashkë me SARS-COVID-in. Është një virus i ri i panjohur me sasi materiali gjenetik më të madh, deri tani vetëm një sasi e vogël genesh njihen. Kalova nga blloku dhe pashë që pubet ishin plot, asnjë masë mbrojtëse për parandalimin e Covid-it.Duhet të mbahen maskat, dezinfektantët dhe të respektohet distancimi".