Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në plazhin e Shëngjinit. Identiteti i 34 vjeçarit nuk bëhet me dije aktualisht, por flitet të jetë nga Ferizaj i Kosovës i cili kishte ardhur për pushime me vëllanë dhe një shok. Ai është dërguar për në spitalin e Lezhës me urgjencë por pa shenja jete.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur konkretisht. Bashkë me të në det ka qenë dhe një mik i tij i cili është munduar që ta shpëtojë, ndërsa ngjarjen thuhet se e ka parë nga bregu edhe vëllai i tij.
Mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 u raportua për një tjetër person të mbytur në plazhin e Durrësit.