Aktualitet

Me bluzë të zezë dhe kapelë: Autori i shpërthimit të makinës tek ‘Vasil Shanto’ fiksohet nga kamerat

Me bluzë të zezë dhe kapelë: Autori i shpërthimit

Shpërthimi i makinës me tritol, në zonën e 'Vasil Shantos' me 15 shtator ku u plagos rëndë 50 vjeçari Preng Gjini është drejt zbardhjes si ngjarje. Prokuroria mësohet të ketë mbledhur të gjitha provat dhe nga pamjet filmike është kapur një person i dyshuar si vendosësi i tritolit me qëllim vrasjen e 50 vjeçarit.

I dyshuari shfaqet ne kamera duke u larguar me vrap në momentin e shpërthimit. Personi në fjalë dyshohet se është i afërt me familjen Reçi me të cilin familja Gjini thuhet të jetë në gjakmarrje. Por nuk hidhet poshtë edhe pista e prishjes së pazareve të drogës që mund të ketë çuar në ngjarjen e rëndë.

Kamerat e sigurisë tregojnë autorin të veshur me bluzë të zezë, xhinse të errëta dhe kapele, ndonëse nuk janë publikuar në media. 

Për këtë ngjarjes sot pati një takim Prokurori-Polici mes dy drejtuesve.

Me bluzë të zezë dhe kapelë: Autori i shpërthimit