Aktualitet

Me emër të ndryshuar dhe i arrestuar më parë, KQZ publikon verifikimet për kandidatin e LSI

Me emër të ndryshuar dhe i arrestuar më parë, KQZ publikon

KQZ ka bërë publike verifikimet mbi kandidatin për deputet të LSI, Artur Bakun. Rezulton që Baku të ketë ndryshuar identitetin, specifikisht emrin, nga Afrim në Artur dhe të ketë qenë i arrestuar më parë.

Baku është kandidat i LSI në Durrës, i 15-i në listë.

Me emër të ndryshuar dhe i arrestuar më parë, KQZ publikon

Me emër të ndryshuar dhe i arrestuar më parë, KQZ publikon

Verifikimet e KQZ

Referuar përgjigjes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, konstatohet se subjekti, ashtu siç e ka deklaruar, ka ndryshuar përbërësin e gjendjes civile, rubrikën e emrit nga “Afrim” në “Artur”, ndryshim i cili është pasqyruar në regjistrin themeltar të popullsisë të vitit 1974, “Qytet Fushë Krujë”, referencë 21/85

Nuk rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë vepre penale, nga autoriteti gjyqësor shqiptar;

Nuk rezulton i dënuar me vendim gjyqësor jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor shqiptar për një çështje penale të pazgjidhur me vendim gjyqësor të formës së prerë;

Rezulton të ketë qenë i dënuar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese shqiptare, për kryerjen e një vepre penale;

Referuar përgjigjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, subjekti Artur Ismail Baku, lindur më datë 17.12.1973, është arrestuar në datë 23.11.2015 nga strukturat e policisë të stacionit të policisë Fushë-Krujë, në Komisariatin e Policisë Krujë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Në datë 25.11.2015, është liruar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.

Rezulton të ketë qenë i siguruar me masë shtrënguese të sigurisë personale;

Referuar vendimit nr. 337, datë 25.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, pas kërkesës së prokurorit për vleftësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimit të masës së sigurimit ndaj të arrestuarit Artur Baku për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”, ka vendosur, vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit Artur Baku dhe caktimin e masës së sigurimit personal atë të “Arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, duke urdhëruar lirimin e tij.