Aktualitet

Me fillimin e vaksinimit, Vera do jetë e qetë! Mjeku Kalo bën krahasimin pse zgjati aq shumë gripi spanjoll

Me fillimin e vaksinimit, Vera do jetë e qetë! Mjeku Kalo bën

Mjeku Tritan Kalo është ndër mjekët të cilët sot bënë vaksinën kundër koronavirusit. Në një intervistë ai tha se nuk ka përjetuar asnjë efekt anësor. Me fillimin e këtij procesi edhe në Shqipëri, mjeku Kalo thotë se është fillimi i fundit i pandemisë dhe se vera do të jetë e qetë. Ai tha se u desh shumë kohë që të përfundonte pandemia e gripit spanjoll pasi kaluan 24 muaj pa vaksinë.

“Jam shprehur dhe ne prononcimi të mëprashme. Ajo çka ndodhi me gripin spanjoll ka një kohështrirje midis 18 deri në 24 muaj edhe pa vaksinë. Vera do të jetë e qetë. Tani që kemi dhe vaksinë, nëpërmjet vaksinimit që krijon imuniteti do arrijmë në një pikë që virusi ta ketë të pamundur të depërtojë. Në këtë periudhë ka shumë protagonizëm dhe gjithollogji dhe ka krijuar konfuzion të popullatës, kjo është arsyeja pse jam tërhequr në front të 2. Ky është fillimi i fundit të pandemisë, fillimi i vaksinimit. Mos hezitoni të vaksinoheni kur të vijë dita”. 

Me fillimin e vaksinimit, Vera do jetë e qetë! Mjeku Kalo bën

*Tiranapost.al.