Aktualitet

Me firmën e Anglisë apo pa të, dyshimet për mutacionet e virusit në Shqipëri janë të arsyeshme

Me firmën e Anglisë apo pa të, dyshimet për mutacionet e

Pas dyshimeve se mutacioni britanik ka mbërritur edhe në Shqipëri, ekspertët kanë dërguar disa mostra në laboratorët në Londër të Britanisë për ta konfirmuar. Kanë kaluar më shumë se dy javë, dhe nuk ka ende një konfirmim zyrtar. Por doktoreshë Albana Fico nga mbledhja e Komitetit të Ekspertëve tha se ky proces vonon dhe se me firmën e Anglisë apo pa të, kemi një dyshim të arsyeshëm mbi baza shkencore për mbërritjen e virusit.

Albana Fico:

Ne e ndjekim nga afër këtë lloj procesi nuk bëhet si PCR që mund të marrë nga një ditë deri në disa. Kur futet mostra për t’u sekuencuar ka një zgjatje të caktuar. Algoritmi është tejet profesional. Mostrat janë çuar në laboratorin numër një në botë. Fakti që nuk ka priotirizim, aty ka radhë. Duhet të kuptojmë, me mutacion pa mutacion, kemi shifra e dyshime të arsyeshme.

Dinamika moshore ka ndryshuar patëm rritje të pozitivitetit janë elemente që me firmën e Anglisë, apo pa të, kemi një dyshim të arsyeshëm,. Kjo ka vlerë shkencore. E rëndësishme në fund të ditës është përkujdesja e autoriteteve për të vënë nën kontroll zbatimin e masave.

*Tiranapost.al.