Më mirë auditoret bosh sot dhe spitalet bosh nesër. Mesazhi i doktoreshës pse Universitetet të rrinë kyçur
Pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për të mbajtur Universitetet mbyllur për shkak të rrezikut nga koronavirusi, doktoreshë Najada Çomo përcolli një mesazh. Nga mbledhja ajo tha se është më mirë të mbahen auditoret sot bosh dhe spitalet bosh nesër, sesa auditoret sot plot dhe spitalet të tejmbushura nesër. Doktoresha tha se studentët kanë rrezik të lartë transmetueshmërie të virusit dhe nëse e përballojnë vetë fizikisht, ata mund tua kalojnë infeksionin të afërmve të tyre. Universitetet dhe Konviktet do qëndrojnë mbyllur deri në një njoftim të dytë.
Najada Çomo: Sikurse dhe shifrat e të sëmurëve në këtë periudhë 11 mujore janë bërë evidente çdo ditë nga Ministria e Shëndetësisë, janë rreth 4000 persona të shtruar në spitalet Covid nga dita e parë deri sot. Brezi i studentëve është i fuqishëm fizikisht por infektohen shumë në auditore për shkak të frenkuentimit të mësimit, dhe janë portë hyrje për të dërguar virusin brenda familjeve, detyrimi jonë është jo vetëm shërbimi ndaj të sëmurëve por të japim mësim se mësimi në rrugë normale do ishte gjë e mirë për mësimin, por mbi të gjitha, para është shëndeti popullatës pastaj të tjerët. Më mirë auditoret bosh sot e spitalet bosh nesër, se auditore plot sot dhe spitale të tejmbushura me pacientë nesër në spitalet Covid ku do ketë dhe viktima.
*Tiranapost.al.