Aktualitet

Më mirë vonë se kurrë!

Më mirë vonë se kurrë!

Ish ministrja Bregu nuk ka kënë pa komentuar me një status Po-në e çeljes së negociatave të cilën e lidh sigurisht me momentin që pa dashje e bën dytësor rrëzimin e një muri për një pritje të gjatë: “Gezimi eshte i mrekullueshem... Shume here e kam imagjinuar kete dite, por asnjehere se do te vinte keshtu. E brishte, e tendosur, e munduar nga lodhja e çapitjes sone te gjate drejt saj. Asfare se kisha menduar qe te ngerthyer mes krizave e se fundmi kercenimeve prej nje virusi mizor, do te na dukej kjo ngjarje si dytesore. Ja pra si per ironi te fatit, shembja e murit e celja e portes per te hyre me ne fund ne Europe duhej te vinte ne kete realitet kur muret po na rezultojne trishtueshem e vetmja siguri!

Urime te gjitheve qe ne kete orvatje te gjate te shqiptareve drejt Europes kane zbuluar te verteta, jane ndergjegjesuar e do te vazhdojne te punojne te qarte se-nga arritjet te zhgenjimet; nga perpjekjet te bllokimet, nga kokefortesia te leshimet; nga paragjykimet te vetepermbajtja, mes garameteve e ahteve,-kjo eshte Rruga Jone! Me mire vone se Kurre! ”, shkruan Bregu në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Majlinda Bregu (@m.bregu) on

Tiranapost.al