Aktualitet

Më parë pinim dy kafe në ditë, sot pimë 1 në dy ditë. Videoja me qytetarin në Dajt që i ankohet Kryemadhit

Më parë pinim dy kafe në ditë, sot pimë 1 në dy

Gjatë një takimi në Qesarakë në komunën Dajt, Kryetarja e LSI-së dëgjoi disa banorë për problemet e tyre ekonomike apo problematika që hasin shpesh në zonën ku jetojnë. Vëmendje mori ankesa e një prej banorëve i cili i ankohet Kryemadhit për situatën ekonomike dhe përmend se tani nuk ka mundësi të pijë dy kafe në ditë por 1 kafe në dy ditë. Gjithashtu ai i tregoi kryetares së LSI-së edhe atë që i kishte thënë një shok i tiji, se ishte më e lehtë të udhëtonte me betoniere se sa me makinë të vogël, pasi të hapet rruga më shpejt dhe policët të respektojnë.

“Do ta filloj te çështja ekonomike. Po të shohësh tavolinat, të gjithë njerëzit, më përpara pinim 2 kafe në ditë, sot pimë një kafe në 2 ditë. Është e tmerrshme. Një shok shkonte në 3-4 punë dhe thotë më mirë të udhëtoj me një betoniere se i hapet rruga më përpara, polici e respekton më shumë, ecën më shpejt se sa një makinë e vogël, ka edhe më pak kosto”, u shpreh qytetari.