Aktualitet

Medalja për mirënjohje publike që Rama i dhuroi kardinalit Pietro Parolin është më e larta

Medalja për mirënjohje publike që Rama i dhuroi kardinalit Pietro

Edi Rama sot ndodhet në Vatikan, në 30 vjetorin e marrëdhënive të rivendosura me Vatikanin.

Në fjalën e tij Edi Rama foli për kombinacione datash e përvjetorësh që kulmojnë pikërisht në këto javë, përfshi 150 vjetorin e lindjes së Françeskanit të madh shqiptar At Gjergj Fishta, 300 vjetorin e lindjes në qiell të ashtuquajturin Papa shqiptar.

Por ajo ç`ka na kuriozoi ishte kordoni me yje për kardinalin e Vatikanit Pietro Parolin.

Medalja për mirënjohje publike që Rama i dhuroi kardinalit Pietro

Medalja e mirënjohjes publike që mori formë të re me kordonin dhe yllin, më herët ka qenë një monedhë. Ndoshta nuk është habi që edhe kryeministri të ketë pak dorë në dizajn, por kjo nuk konfirmohet zyrtarisht.

Prej kohës së Ahmet Zogut medaljet e rendisnin Shqipërinë në vendet me imazh shteti.

Rama shoqërohet në Vatikan nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i vogël Zaho.