Aktualitet

Medalje ari për nxënësit ekselentë, Rama: Nuk harroj kurrë vizitën tek një shtëpi në Postribë

Medalje ari për nxënësit ekselentë, Rama: Nuk harroj

Nga ceremonia e dhënies së Medaljes së Artë për nxënësit që kanë mbaruar gjimnazin me rezultate të shkëlqyera, kryeministri Edi Rama tregoi një moment nga një vizitë në shtëpinë e një nxënëseje të shkëlqyer për të cilën thotë se nuk do ta harrojë kurrë. Rama tha se sa herë gjen arsye për të rezistuar kujton atë vizitë.

Medalje ari për nxënësit ekselentë, Rama: Nuk harroj

Edi Rama:

Jam i bindur që ju të gjithë keni histori të ndryshme. Ka vajza dhe djem që vijnë nga familje me të ardhura modeste, pse jo dhe nga familje të varfra. Nuk e harroj kurrë një vizitë në një shtëpi në Postribë, një familje shumë e varfër me babain një djal i ri që punonte karrocier. Me karrocën e tij mbante fëmijët të cilët besojeni ose jo mësonin në një dhomë ku kur binte shi çatia pikonte. E mësonin me çadër, të gjitha 10-ta. Vajza ishte një nga nxënëset më të mira të Shqipërisë, në atë fshat dhe për të shkuar në shkollë bënte një rrugë aspak të lehtë.

Ju keni pasur si shumë të tjerë mudnësinë dhe të drejtën që të gjeni justifikime për të mos qenë më të mirët dhe patjetër justifikime që qëndrojnë. Jo justifikime kot. Por ju nuk keni kërkuar justifikime, nuk keni besuar në asnjë sekond që ëndrra juaj mund të sakrifikohet për shkak të kushteve që kanë qenë kundër jush. Me siguri ka vajza dhe djem që i kanë pasur kushtet optimale, dhe kjo është arsyeja pse ju jeni shumë më tepër sesa ajo ç'ka jeni për veten për prindërit tuaj. Jeni shumë më tepër sepse jeni rrezatim frymëzimi, shprese e besimi për të tjerët, edhe për mua personalisht.

Mund t'ju duket e çudithsme, por në mmentet kur kam nevojë të gjej arsye për të rrezikuar kujtoj vajzën atje në Postribë, kujtoj të tjerë shembuj njerëzish që ia kanë dalë aty ku asgjë nuk ka qenë në favorin e tyre, të ëndrrës së tyre. Dhe talentin që është padiskutim një dhuratë e Zotit. Për ju është ai që e ndan nëse talenti arrin të shpërthejë deri në fund, talenti mbetet një flakë që shuhet gjatë rrugës me zjarrfikësen e justifikimeve. Dua vetëm t'ju them Bravo!

*Tiranapost.al.