Aktualitet

Media australiane shkruan për Shqipërinë: Vend me bukuri natyrore të jashtëzakonshme

Media australiane shkruan për Shqipërinë: Vend me bukuri natyrore

Shqipëria është renditur nga media australiane “The Sydney Morning Herald” si ndër dhjetë destinacionet më të mira të rekomanduara për t’u vizituar në vitin 2024.

Çfarë shkruhet për Shqipëria

Shqipëria është një vend me një bukuri natyrore të jashtëzakonshme, nga plazhet te malet dhe pyjet, si dhe historia unike dhe kultura moderne në lulëzim. Shumë pushues po tërhiqen nga vija bregdetare, Riviera Shqiptare, e cila ofron çdo gjë me të cilat mburren edhe Greqia dhe Kroacia, por me një kosto më të ulët.

Ata që kanë kohë, duhet të shkojnë në brendësi të maleve, ku gjenden 15 parqe kombëtare dhe shumë fshatra në kodër, ose të eksplorojnë jetën e gallë të kryeqytetit, Tiranës.


Në jugun e largët të Shqipërisë, Butrinti ka qenë i banuar që nga kohërat parahistorike dhe ka qenë një bazë për grekët dhe romakët e lashtë.

Butrinti është parku arkeologjik më i madh në Shqipëri është gjithashtu një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Sezoni më i mirë për të vizituar destinacionin mesdhetar është vera, megjithëse vjeshta dhe pranvera janë gjithashtu të favorshme për pushime.