Aktualitet

Media zvicerane për dy shoferët e garës së rrezikshme në Vlorë: S'i kanë të vetat makinat luksoze, ja e vërteta

Media zvicerane për dy shoferët e garës së rrezikshme

Ka tërhequr vëmendjen gara me makina e dy shoferëve kosovarë në afërsi të Vlorës, nisur edhe nga ngjarjet tragjike të fundit të vend, me aksidente ku mes tyre u shua një familje e tërë nga Patosi. Media zvicerane Blick ka treguar se makinat me targa zvicerane nuk janë të pronësi të dy djemve kosovarë. Si qëndron historia e dy makinave luksoze për të cilat edhe analisti Enver Robelli shkruante në një postim të tijin se në Zvicër një gjest i tillë do të konsiderohej krim?

Ja çfarë shkruan Blick:

Një Lamborghini gri gjëmoi drejt qytetit bregdetar shqiptar të Vlorës, ndjekur nga pas nga një BMW e zezë. Makinat luksoze bënë garë me njëri tjetrin me një shpejtësi prej 225 kilometrash në orë. Në atë rrugë shpejtësia maksimale lejohet në 100 km/h. Policia shqiptare i ndaloi makinat pranë hyrjes në qytet.

Njëri prej shoferëve, ai i Lamborghinit është 40 vjeç, i cili jeton në Zvicër. Nga numri i identifikimit të makinës, rezulton se makina është marrë me qera nga një kompani makinash luksoze në Zvicër, me emrin Schübelbach SZ. Pronari i kompanisë nuk pranoi të komentonte mbi ngjarjen, ai thjesht tha se ndodhet me pushime dhe se nuk ka dijeni për një incident të tillë.

Ndërsa shoferi i BMV është një 37-vjeçar nga Kosova. Makina e tij i përket një kompanie pastrimi në kantonin Schwyz. Shefi i tyre i kompanisë është gjithashtu me pushime dhe nuk ishte në dispozicion për të folur për Blick.

Dy shoferët morën gjobë, 1000 dhe 1500 franga përkatësisht. Policia shqiptare iu është drejtuar me një mesazh të gjithë shoferëve: “Të ngasësh automjetin me një shpejtësi të tillë është fatale. Ju rrezikoni seriozisht jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës ".

Artikulli i Blick, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.