Aktualitet

Merr flakë makina e Ilir Nishanit, vëllait të ish-Presidentit Bujar Nishani

Merr flakë makina e Ilir Nishanit, vëllait të ish-Presidentit

Makina e vëllait të ish-presidentit Bujar Nishani, Ilir Nishani ka shpërthyer në flakë gjatë ecjes në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, rreth orës 10:10 në lagjen nr. 12 në Durrës.

Policia njofton se ajo ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Bëhet me dije se si pasojë e flakëve nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.