Aktualitet

Merr flakë makina pranë QTU-së, shpëton shoferja

Merr flakë makina pranë QTU-së, shpëton shoferja
Foto ilustruese

Një makinë raportohet se ka marrë flakë në autostradën Tiranë-Durrës.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se, mjeti drejtohej nga shtetasja K. I., dhe nga flakët ka vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50 poshtë QTU-së, si pasojë e një defekti teknik.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.