Aktualitet

Merret vendimi për Elton Metaj që vrau ish-bashkëshorten në Fier

Merret vendimi për Elton Metaj që vrau ish-bashkëshorten në

Gjykata e Fierit ka lënë në burg Elton Metaj, i cili vrau isht bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj pasi nuk arrinte të pranonte divorcin.

Mediat televizive bëjnë me dije se gjatë gjithë seancës gjyqësore ai ka qenë i prekur dhe herë pas here dhe ka qarë.

Në deklaratën e tij ai ka pohuar se Sabrinën e donte por presioni që i bënte herë pas here vjehrri e ka detyruar që të marrë këtë vendin.

Metaj ekzekutoi me armë zjarri Sabrinën në shtëpinë e prindërve të saj, teksa ajo ishte duke ngrënë darkë.

Sabrina që nuk arriti të mbushte 23-vjeç la pas një vajzë të vogël.

Tiranapost.al