Aktualitet

Merrte para që të kalonte studentët në provime, në pranga pedagogu në Korçë

Merrte para që të kalonte studentët në provime, në

Është arrestuar një pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit Fan Noli në Korçë. Mësohet se pedagogu me emrin Alket Dino ka përfituar shuma parash në këmbim të dhënies së provimeve për studentët.

Sipas mediave, një person tjetër me ermrin Xhevi Dervishi luante rolin e seksesit mes pedagogut dhe studentëve.

Policia ka njoftuar se materialet i kanë kaluar SPAK për hetime të mëtejshme.

Njoftimi:

"Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. D., 34 vjeç, banues në Korçë (me detyrë pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe atyre Humane) dhe Xh. D., 35 vjeç (sekser) të dy banues në Korçë.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", "Korrupsioni aktiv" dhe "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm".