Mes të liruarve nga amnistia, përfituan 24 gra. Takimi emocionues i një vajze që tek dera e burgut e priste babai i saj
E Mërkurë 24 Prill 2024, 16:16
TiranaPost
Ligji për amnistinë penale ka hyrë në fuqi sot dhe 780 të dënuar në të gjithë vendin janë liruar nga burgu, nga të cilët 24 janë gra dhe vajza.
Mediat kanë fotografuar momentin e lirimit të një vajze të cilën në derën e burgut e priste babai i saj.
“Mbaroi o jeta ime. Sa je dobësuar”, iu drejtua ai të bijës.