Aktualitet

Mes viktimave të Covid një 33 vjeçar. Zonat ku u zbuluan rastet e reja

Mes viktimave të Covid një 33 vjeçar. Zonat ku u zbuluan rastet

8 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit. Ndërsa 768 janë konfirmuar të infektuar me koronavirus. Nga shifrat e publikuara nga ministria e Shëndetësisë vihet re një ulje e rasteve të infeksionit, por rritje e humbjeve të jetës, pasi një ditë më parë u raportua për 7 humbje jete.

Si pasojë e Covid kanë humbur jetën:

4 qytetarë nga Tirana të moshave 33-77 vjeç, 1 qytetare 49 vjeçe nga Fieri, 1 qytetare 62 vjeçe nga Shkodra, 1 qytetar 70 vjeç nga Lushnja, 1 qytetar 85 vjeç nga Vlora.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 217 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.

Rastet me të infektuar janë konfirmuar në këto bashki:

267 raste në Tiranë, 76 në Fier, 49 në Shkodër, 41 në Durrës, 34 në Vlorë, 28 në Elbasan, 24 në Berat, 19 në Mallakastër, 18 në Krujë, nga 17 raste në Kamëz, Korçë, 16 në Kukës, 15 në Kuçovë, 14 në Gjirokastër, nga 13 raste në Lezhë, Kurbin, Sarandë, 10 në Dimal, 8 në Pogradec, 7 në Dibër, 6 në Kavajë, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Vorë, Skrapar, Poliçan, Peqin, nga 4 raste në Cerrik, Libohovë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Pukë, Devoll, nga 2 raste në Gramsh, Kolonjë, Memaliaj, Himarë, Has, Mirditë, nga 1 rast në Tropojë, Rrogozhinë, Mat, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Tepelenë, Librazhd.

Janë 12,257 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Statistika (23 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 768
Të shëruar në 24 orë 986
Të shtruar në spitale 217
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 5005

Testime totale 1,171,445
Raste pozitive 165,864
Raste të shëruara 150,998
Raste Aktive 12,257
Humbje jete 2,609

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5454
Shkodër 1138
Durrës 1105
Fier 1132
Vlorë 689
Elbasan 623
Lezhë 542
Berat 487
Kukës 304
Korçë 296
Gjirokastër 255
Dibër 232

*Tiranapost.al.