Aktualitet

Ambasadorja amerikane paralajmëron se ka një marrëveshje të fshehtë

Ambasadorja amerikane paralajmëron se ka një marrëveshje të

Sigurisht amerikanët nuk flasin drejtpërdrejtë, por duke ngritur dyshimin dhe duke thënë këtë fjali:

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”. 

Ky koment nga ambasadorja amerikane Yuri Kim vjen pas takimeve që pati sot me këshilltarët e Presidentit dhe dy ditët e fundit me kryeministrin Rama. Ajo nuk ka dhënë më tej detaje se nga kush i janë thënë këto fjalë apo nëse marrëveshja është mes Ramës dhe Bashës, apo kujt.

Akuzat për një marrëveshje mes palëve së fundmi janë bërë nga deputetja e opozitës, Rudina Hajdari, për Reformën Zgjedhore.

Ambasadorja amerikane paralajmëron se ka një marrëveshje të

Pak minuta më parë ajo uroi tre prokurorët e rinj të SPAK që u betuan ditën e sotme para Presidentit Meta. Më tej ajo shprehet që duhet të përshpejtohet kompletimi i SPAK me tre anëtarët e tjerë dhe progresi në Reformën në Drejtësi.

"Urime 3 prokurorëve për betimin e tyre sot para Presidentit. Ilir Meta për në Prokurorinë Speciale. Mezi presim edhe 3 të tjera për ta bërë SPO të plotë. Progresi në reformën në drejtësi duhet të përshpejtohet hap pas hapi. Mezi presim që të kompletohet SPAK", është shkruar në postim.

Ditën e sotme SPAK-ut  iu shtuan 3 prokurorë të rinj Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Gjatë fjalimit të tij, Meta thumboi ndërkombëtarët duke paralajmëruar që të shmangen ndërhyrjet e huaja në sistemit të drejtësisë.