Aktualitet

Mesazhi i ambasadores Yuri Kim në Ditën e Demokracisë

Mesazhi i ambasadores Yuri Kim në Ditën e Demokracisë

Ambasadorja amerikane në Tiranë ka postuar një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Në një postim në Twitter Yuri Kim e vë theksin tek pjesëmarrja e qytetarëve në proceset e vetëqeverisjes demokratike.

Ambasadorja Yuri Kim:

Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike. Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre. Ata respektojnë Sundimin e Ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën, dhe respektojnë liritë, dinjitetin dhe barazinë për çdo person.

Ambasadorja i ka bërë share një deklarate nga Departamenti amerikan i shtetit që ndalet edhe tek pandemia e koronavirusit:

‘Sot, bota lëkundet nga një prej krizave më të mëdha të shëndetit publik në kohët moderne. Demokracitë, qeveritë autoritare dhe diktaturat sfidohen njësoj nga pandemia e koronavirusit, por vetëm demokracitë janë të lira të debatojnë hapur dhe se si të përgjigjen. Ndërkohë, prioriteti i parë për autoritarët nuk është shëndeti publik, por mbrojtja e pushtetit të tyre. Ata nuk pranojnë t'u përgjigjen pyetjeve të vështira. Njerëzit vuajnë kur drejtuesit e tyre janë përgjegjës vetëm para vetes ose ndaj partive që kontrollojnë'.

https://www.state.gov/international-day-of-democracy-3/

Mesazhi i ambasadores Yuri Kim në Ditën e Demokracisë